Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i kërkoi pronarëve të bizneseve të shesin makinat e tyre luksoze, në vend që të kërkojnë ndihmë nga shteti për pandeminë e COVID-19.
Në një postim në rrjetin social, Instagram, Veliaj shkruan:
“Nëse je biznes VIP, s’ka sens t’i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë! Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur!”
Ai listoi më pas dhe makinat luksoze që ndodhen në Tiranë: Bentley (43), Aston Martin (7), Ferrari (23), Hummer (149), Lamborghini (10), Maseratti (57), Rolls Royce (16), Maybach (10), Corvette (20), Porsche (1066), Range Rover (403).
Mijëra biznese në të gjithë vendin ndodhen në pasiguri ekonomike për shkak të kufizimeve nga pandemia e COVID-19. Më të dëmtuarit janë baret, kafenetë, restorantet dhe agjensitë turistike.