Një pacient 50-vjeçar me Covid-19 vdiq paraditen e 28 prillit në spitalin Infektiv, ku ndodhej prej disa ditësh i intubuar.
Përveç infektimit me Covid-19, ai vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit, dhe një pacient tjetër me Covid-19, 73-vjeç nga Durrësi, humbi jetën.
Kështu shkon në 30 numri i viktimave ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri, ose sa 4 për qind e totalit të të infektuarve.