14 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 750.
Dy pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orët e fundit: një 73-vjeçar nga Durrësi dhe një 52-vjeçar nga Kruja. Të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese. Numri total i viktimave shkon në 30 ose sa 4 për qind e totalit të të infektuarve.
9 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 431.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Krujë e Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 267 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7758 persona, prej të cilëve janë:
– 750 të infektuar,
– 30 viktima;
– 431 të shëruar,
– 290 të infektuar aktivë;
– 27 të shtruar tek Infektivi, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,
– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 28 prill është:
– Tiranë, 309 pacientë, 187 prej të cilëve të shëruar,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 107 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 3 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Krujë, 97 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.