Dy të infektuar të rinj më Covid-19 janë zbuluar në Shkodër në 24 orët e fundit, duke çuar totalin e të prekurve në 107.
Një prej të infektuarave është infermierë në fshatin Prekal. Ajo banon në Shkodër dhe punon në fshatin aty pranë. Nuk dihet ende nëse infermierja është infektuar në vendin e punës apo nga kontakte të tjera jashtë pune.
Infermierja po qendron në spitalin Infektiv në Shkodër dhe pritet të transportohet në Tiranë.
E infektuara tjetër është vazja e gruas në lagjen “Kiras”, që u identifikua më 27 prill si e infektuar. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.