7 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 773.
Mbrëmjen e 29 prillit një 71-vjeçar nga Shkodra, i sëmurë me Covid-19, vdiq mbrëmjen e së mërkurës në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai ishte prej 1 muaji në gjendje të rëndë dhe vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, anemia, hipertensioni dhe diabeti.
15 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 470.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Krujë e Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 225 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8253 persona, prej të cilëve janë:
– 773 të infektuar,
– 31 viktima;
– 470 të shëruar,
– 272 të infektuar aktivë;
– 31 të shtruar tek Infektivi, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,
– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 1 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 29 prill është:
– Tiranë, 320 pacientë,
– Shkodër, 110 pacientë,
– Krujë, 105 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 4 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.