Një 38-vjeçar u arrestua sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
I arrestuar me inicialet Gj.Ll është dënuar nga gjykata e Romës për “trafikim të narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, në vitin 2019.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, do të kryejnë hapat e mëtejshëm për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ditët e fundit, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë në kërkim ndërkombëtar:
– një 24-vjeçar nga Taxhikistani pjesë e organizatës terroriste ISIS, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.
– një shqiptar 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia.