Eurokomisioneri Varhelyi: Kosova ka nevojë për qeveri të qëndrueshme

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi: Kosova ka nevojë për qeveri të qëndrueshme

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

Duke mos folur konkretisht për një mundësi zgjidhjeje për krizën politikë në Kosovë, Varhelyi tha se ‘nuk i takon atij të ofrojë mundësi zgjidhjeje’, por liderëve të vendit.

një intervistë për Radion Evropa e Lirë, eurokomisioneri u shpreh:

“Nëse vërtet dëshirojmë të luftojmë krizën, nëse vërtet dëshirojmë ta vendosim Kosovën në rrugën evropiane, neve na duhet të bëjmë gjithçka për të gjetur zgjidhje të shpejtë për një qeveri stabile.

Nuk më takon mua të ofroj mundësi. Ata kanë kërkuar edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, jam i sigurt se udhëheqësia politike në Kosovë do të jetë e gatshme për të gjetur zgjidhje të prekshme.”

Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë pezulloi në mënyrë të përkohshme dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidati për kryeministër dhe formuesi i qeverisë së re.

Ky vendim është i përkohshëm deri në shqyrtimin e plotë të çështjes dhe marrjen e mendimit nga institucionet e Presidentit, qeverisë, parlamentit dhe Avokatit të Popullit.

Ndërsa Komisioni i Venecias nuk pranoi kërkesën e kryeministrit në detyrë Kurti për të dhënë një opinion ligjor për kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe mandatimin e një kandidati nga partitë jo fituese për të formuar qeverinë e re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>