Presidenti Ilir Meta i kërkoi informacion Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e anëtarit të katërt të Gjykatës së Lartë.
Në një letër dërguar KLGJ-së, Presideti Meta kërkoi të dijë në lidhje me procedurat për emërimin e anëtarit të katërt të GJL. Zgjatja më shumë e procedurave për të, po zgjat mandatin e anëtarit të GJL, Ardian Dvorani, thekson Meta.
Kushtetuta dhe Ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor përcaktojnë se GJL ka 19 anëtarë, ndër të cilët 4 vijnë nga jashtë gjyqësori. Në fillim të marsit, Presidenti dekretoi tre anëtarë të rinj të GJL.
Sic Exit ka argumentuar më herët, mandati i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014, shumë më herët se të gjithë anëtarët e tjerë të GJL. Ai duhet të ishte zëvendësuar me emërimin e anëtarit të parë të ri në GJL.