Metaforat janë figura letrare që i veshin një objekti apo veprimi një cilësi të një objekti apo veprimi tjetër që nuk ka kuptim të mirëfilltë për të.
Metaforat janë të rëndësishme sepse na japin një strukturë si të mendojmë—na japin një problem dhe më pastaj ofrojnë një zgjidhje
Will Storr, gazetar fitues i një sërë çmimesh, dikur pat shkruar se në të folurën tonë ne përdorim një metaforë çdo 10 sekonda. Storr thotë se ne jemi mësuar të flasim për ide që “ngjizen”, apo shi “litar”, apo tërbim që “ndez”. Metaforët janë bërë aq shumë normë e të folurës sa, zakonisht, nuk e kuptojmë që po i përdorim ato.
Përdorimi i metaforave është rritur ndjeshëm, gjatë pandemisë së koronavirusit. Media në çdo kontinent ka përdorur metafora që sjellin në mendje imazhe të pushtimit, fortunës, ishujve, kështjellave, barrikadave.
Por një nga metaforat më të zjarrta, njëkohësisht metafora e preferuar e Kryeministrit Edi Rama, është metafora e luftës.
Lufta është metafora e preferuar në kohë krizash— “Covid-19 ka pushtuar botën dhe po kërcënon njerëzimin”. Edhe pse mund të tingëllojë mirë, duket një krahasim i çuditshëm kur e mendon sepse një virus nuk është në gjendje të mendojë në mënyrë të pavarur, apo keqdashëse.
Por referencat ndaj luftës shkojnë përtej shpjegimeve të medias. Lë të marrim Shqipërinë, për shembull. Kryeministri Rama ka krijuar një ‘task force’, një ‘ushtri vullnetarësh’ punojnë për të shpërndarë nidhma, rajonet të vendit janë vendosur nën ‘bllokadë’ dhe sigurisht ne nxotëm ushtrinë kemi një ushtri në rrugë.
Në kohë krize, krahasimi me kohë lufte mund të jetë i dobishëm sepse i jep një kontekst seriozitetit të situatës. Krahasimi mund t’i bëjë, gjithashtu, njerëzit të ndjejnë se janë të gjithë bashkë në këtë fatkeqësi.
Por unë mendoj se metafora e luftës u zgjodh për një arsye më të errët, më manipuluese.
Kur e përcakton virusin si ‘armikun’ dhe qeverinë si atë po bën çdo gjë që mundet për ta ‘luftuar atë’, krijon një situatë ku çdo njeri që kritikon qeverinë të shihet si në anën e ‘armikut’—menjëherë konsiderohesh si kundra forcës që po lufton për të të shpëtuar.
Gjithashtu, duke folur për të “luftuar një armik” ti justifikon çdo kosto që për t’ja arritur kësaj. Në kohë lufte, njerëzit dhe të gjitha burimet kanalizohen pa asnjë mëdyshje në përpjekjet e luftës. Prioritete normale, shqetësimet, pyetjet, dhe çështjet e tjera kalojnë në plan të dytë dhe autoritet shtetërore marrin më shumë kontroll në dorë.
Në kohë lufte, njerëzve u kërkohet ‘t’u binden urdhërave’ dhe ‘të bëjnë detyrën’. Njerëzit nuk ngrejnë dyshime për asgjë nga frika se mund të quhen ‘tradhëtarë’ dhe shumë jetojnë me frikën se do të lihen mënjanë, në mëshirë të ‘armikut’ nëse nuk futen në rrjesht dhe ‘të luftojnë’.
Por ne nuk jemi në luftë. Metafora e luftës shërben për të na gatitur të pranojmë gjëra të cilat nuk do t’i pranonim normalisht, si ndalimin e të drejtave të njeriut, rrëmbimet autoritare të pushtetit, madje edhe skandalet—sepse nuk ka asgjë më të keqe dhe të rrëzikshme se ‘armiku’ dhe prioriteti ynë është ta lejojmë qeverinë ta ‘luftojë’ atë për të në mbrojtur.
Sepse në fund të fundit, lufta është, zakonisht, shpresa e fundit e kombit. Ajo nënkupton, vdekje, shkatërrim, vuajtje dhe dhunë të skajshme. Përdorimi i fjalëve si ‘betejë’, ‘luftë’, ‘kërcënim’, dhe ‘armik’—të gjitha shërbejnë për të shtuar pushtetin dhe për të kufizuar lirinë.
Pra, cili është përfitimi i Ramës nga e gjithë kjo? Përgjigjia është e thjeshtë: ai ka arritur atë që ka ëndërruar gjithmonë, pushtetin absolut mbi shoqërinë shqiptare.
Javën e shkuar, Fondacioni Friedrich Ebert pohoi se kriza e koronavirusit e ka lejuar Ramën të marrë më shumë pushtet politik dhe rol institucional.
Ai ka qënë shefi i komunikimit, duke shpallur personalisht çdo masë të marrë. Ai i ka përdorur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe që kërcënojnë, sigurojnë, informojnë, frikësojnë, ngatërrojnë dhe dhe çdo tjetër mes tyre. Ai mori rolin e kreut të shtetit, babait të kombit, gjyqtarit, jurisë dhe ekzekutuesit përmes qindrave orëve transmetim direkt që kur fillloi pandemia.
Më shumë se çdo gjë, ai ëshët komandanti—kreu i ‘ushtrisë’ që po ‘lufton’ ‘armikun e padukshëm’ dhe po ‘kërcënon’ kombin tonë.
Por ai është një gjeneral i paqëndrueshëm. Një çast shpall diçka, pastaj ndërron mendje, jep urdhëra përpara se ato të merren zyrtarisht, ndryshon qendrim nga ajo që ka thënë, nxehet dhe pastaj kërkon ndjesë, dhe sillet thuajse gjithmonë rrëmujshëm. Ai ka pritur deri në orën 23:00 për të dhënë informacione të rëndësishme me ndjeshmëri kohore, pa dyshim, duke u kënaqur me mendimin se i gjithë kombi po priste me padurim të degkonte fjalën e tij.
Ai nga kujton Adam Sutlerin, Kancelarin Suprem në distopinë politike H për Hakmarrje, që transmeton zëmëratat e tij të çorditura autokratike përmes gjithë kanaleve televizive të botës. Sutler mbeti brenda strehën së tij, me shumë pak kontakt me botën e jashtme, duke i diktuar urdhërat e tij për gjithë perandorinë me anë të mjeteve dixhitale. Pak a shumë si Rama brenda bunkerit të tij shumë milionësh prej betoni që i drejtohet popullit të tij përmes Facebookut.
Pandemia e koronavirusit i dha Ramës në një pjatë të argjendtë mundësinë të rrëzojë çdo fasadë të demokracisë. Shtyrë nga një dëshirë e fuqishme për pushtet dhe interes vetjak, ai sulmoi median, krijoi njësinë e tij të posaçme të policisë dhe shërbimeve inteligjente ekstra ligjore, u bë instrument kryesor për dështimin spektakolar të reformës në drejtësi, u përpoq të shkarkonte presidentin, dhe të hiqte qafe njëherë e mirë zgjedhjet e lira dhe të drejta.
Pandemia ishte dhurata më e mirë që mund të imagjinohej, që i lejoi atij ta vendoste veten në rolin e shpëtimtarit të kombit ndërkohë që rrëmben dhe forcon pushtetin.
Natyrisht, ne na ka ‘siguruar’ se kjo do të jetë e përkohshme dhe sapo të kalojë gjendja e emergjencës, gjërat do të kthehen në normalitet.
Por unë vras mendjen, a mundet dikush që ka provuar shijen e një pushteti të tillë të pakufi, të heqë dorë prej tij pa luftuar?