Komisioni Evropian do të kontrollojë zbatimin e masave të emergjencës Covid-19, në vendet anëtare, në veçanti ndikimin e masave në shtetin e së drejtës dhe në të drejtat themelore të njeriut. KE do të kontrollojë nëse masat kufizuese, të cilat kalojnë proporcionet, kanë shkelur ose jo ligjet e BE-së.
“Çdo masë emergjence duhet të kufizohet në atë çfarë është e nevojshme dhe në proporcion dhe që nuk do të thotë “mbyllje” e kushtetutës dhe e ligjeve të BE-së. Këto masa duhet të kufizohet në kohë dhe të balalfaqohen me kritikën e qyetarëve”, tha Zëvendës kryetarja e Komisionit Evropian Vera Jurova dje në Bruksel.
Ajo shtoi se KE do të shoh me vëmendjen respektimin e lirisë së shprehjes dhe mënyrën se si trajtohet media e pavarur. Ajo tha se media nuk është vetëm një industri, janë pushteti i katërt dhe shumë i rëndësishëm i demokracisë.
Komisioni do të angazhohet me qytetarë, gazetar, dhe organizata të shoqërisë civile dhe të informacionit të vëna në dispozicion nga çdo vend anëtarë.
Gjatë fjalimit të mbajtur dje në Bruksel, Jurova ju referuar eksperiencës së saj në një regjim autoritar në Çekosllovakinë komuniste.
“Unë e di që gjërat kanë shkuar keq, që të drejtat, liritë, dhe demokracia nuk janë një dhuratë. Epërhershme. Nëse ne duam të ruajnë dhe t’i ngrejmë lart këto vlera, ne duhet t’i mbështesim dhe tëluftojmë për to”, tha ajo.
Jurova kërkoi se gjatë krizës, duhet një balancim midis luftës për të luftuar virusin dhe ruajtjes së demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të qytetarëve”.
Ajo i quajti të drejta pjesën më të madhe të masave të ndërmarra në vendet evropiane por tha se ato duhet të përfshijnë edhe ruajtjen e demokracisë.
Së fundmi, ajo theksoi se koronavirusi po rrit pabarazinë ekzistuese. “Shumë njerëz po përballen me stigma, dhe diskriminimin racor, si dhe janë rritur rastet e dhunës tek gratë”, tha Jurova në fund.