Komisioni Institucional i Zgjedhjeve UT hapi sot garën për Rektor dhe për Senat Akademik.
Me vendimin e miratuar të martën, KIZ vendosi se rregjistrimet për kandiatët për Rektor dhe Senat Akademik do të jenë të hapura deri në shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Ministria e Arsimit.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës shpalli garën për postin e Rektorit dhe Anëtarit të Senatit Akademik, disa ditë pasi Kuvendi zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Rektori Mynyr Koni kërkoi shtyrjen e tyre deri kur të rihapet universiteti.
Komisioni e kundërshtoi rektorin dhe, për këtë shkak, ai vendosi të largojë nga detyra pesë anëtarët e komisionit, me argumentin se kishin shkelur ligjin dhe rregulloren.
Ditën e dielë, komisioni miratoi listën e kandidatëve për rektor dhe anëtarë të senatit skademik të Universitetit të Tiranës.
Exit argumentoi se ky vendim është i paligjshëm pasi anëtarët e tij janë larguar nga puna dhe mandati i tyre ka mbaruar.