Kryetari i PD-se Lulzim Basha akuzoi Ramën se “në vend që të ndiqte interesin e njerëzve, vazhdoi t’i shërbejë vetes së tij dhe 10 oligarkëve, sot Shqipëria ka 10 herë më shumë të shpunësuar si rezultat i krizës sesa Maqedonia”.
Në një intervistë në Fax News, Zoti Basha tha se “Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, në Ballkan po se po, i cili në këtë kohë pandemie e ka mendjen prapë vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë”.
Ai tha se Rama “është i vetmi kryeministër, i cili harxhon 9 orë në ditë në Facebook ose në Televizor duke mashtruar shqiptarët, ndërkohë që duart e tij të zgjatura janë në xhepat e shqiptarëve, xhepa që janë më të boshatisur se kurrë”.
Opozita, sqaroi Zoti Basha “si gjatë termetit, ashtu edhe gjatë pandemisë opozita shqiptare ka vepruar me përgjegjshmëri sikur të ishte në qeveri dhe nuk ka ndërtuar politikë mbi fatkeqësinë dhe kjo është hera e parë që ndodh në 30 vite”.