Manastirliu paralajmëron rimbylljen e vendit

Nga Exit News
Manastirliu paralajmëron rimbylljen e vendit

Qeveria mund të rikthejë masat kufizuese ndaj qytetarëve, nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve ditorë.

Paralajëmrimin e bëri Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të premten, pas përditësimit të ISHP-së për të infektuarit e rinj.

Për të dytën ditë radhazi, janë zbuluar 18 pacientë të rinj në ditë, në ndryshim me fillimin e javës kur kishte vetëm nga 4 pacientë të rinj.

Në një konferencë për shtyp, Mastirliu u shpreh e shqetësuar se qytetarët nuk po respektojnë siç duhet rregullat për distancimin social:

“Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve.

Rritja e mëtejshme [e të infektuarve ditorë] do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot.”

Manastirliu theksoi se plani i lehtësimit të masave do të funksionojë dhe do të varet vetëm nga bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të zbatuar rregullat e distancimit social.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>