Rama për teatrin e ri: Do ta pëlqejnë gjithë, edhe ata që sot e përbaltin

Nga Exit News
Rama për teatrin e ri: Do ta pëlqejnë gjithë, edhe ata që sot e përbaltin

Një ditë pas shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, Kryeministri Rama publokoi projektin e teatrit të ri dhe shprehu besimin se të gjithë qytetarët do ta pëlqejnë atë:

“Dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje.”

Rama tha se tashmë është mësuar me kundërshtimet e një grupi të njëjtë ‘ngatërrestarësh profesionistë’ që përbaltin çdo gjë përpara se të fillojë.

Ndërtesa e teatrit të ri do të ndërtohet sipas projektit të arkitektit Bjarke Ingels, bërë për llogari të Fushës, së bashku me projektin për kullat pas teatrit. Për projektimin e godinës së re nuk do të ketë asnjë konkurs publik.

Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk është thjesht klienti i paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.

Në fakt, në vitin 2018, në një intervistë për Top-Channel Ingels ka pohuar se kishte nisur punën për projektin e teatrit, që në vitin 2016, me ftesë të Kryeministrit Rama dhe kryebashkiaku Veliaj për të marrë pjesë në konkurs.

Exit Neës pati kërkuar informacione rreth konkursit, të cilit i referohej Ingels, por pavarësisht kërkesave të përsëritura për informim nuk mori asnjë provë për zhvillimin e ndonjë konkursi nga firma e tij BIG.

BIG u justifikua me një marrëveshje për ruajtjen e konfidencialitetit që kishte me Bashkinë Tiranë, edhe pse ai ksihte rpanaur se ishte arkitekt edhe i ndërtimebve private pas Teatrit që nuk kanë lidhje me Bashkinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>