Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lënë të kuptohet se opozita mund të braktisë bisedimet për Reformën Zgjedhore.
Pas një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri, Basha tha se opozita nuk mund të jetë fasadë e shumicës socialiste për reformën zgjedhore.
Duke iu referuar shembjes së Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit, shumica socialiste po tregon se se nuk ka vullnet as për reforma dhe as për të çuar vendin përpara:
“Kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi.
Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet.”
Përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi dhe Vasili bojkotuan takimin e 18 majit për reformën.