33 epidemiologë protestuan sot pasi nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria, për mjekët të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa deklaroi se:
“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19”
Alhysa pohoi se që prej 26 nëntorit ata nuk kanë përfituar ende pagat për punën jashtë orarit.
“Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”