Në takimin me Presidentin Meta dhe përfaqësuesit e opozitës u diskutua se vendi del nga kriza kur shqiptarët të rrëzojnë Kryeministrin Rama.
Në një postim në twitter, kryetari i PD-së Lulzim Basha njofton se:
“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Takimi u zhvillua sot dhe zgjati për rreth një orë.
Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë njoftim mbi çështjet e diskutuara në takim.