Ministri Lleshaj: Në 17 maj u dhunuan 7 policë, por asnjë qytetar

Nga Exit News
Ministri Lleshaj: Në 17 maj u dhunuan 7 policë, por asnjë qytetar

Ministri i Brendshëm Lleshaj deklaroi sot se gjatë protestave ë 17 majit, janë lënduar 7 policë dhe asnjë qytetar.

Duke folur nga kuvendi, Lleshaj akuzoi protestuesit se kanë provokuar dhe lënduar policët të cilët ishin në krye të detyrës për të mos lejuar rënien e qeverisë Rama:

“Në 17 maj pati konfrontime mes policisë dhe qytetarëve.  Kronikat regjistruan 7 policë që kanë përfunduar në spital të plagosur, me plagë të lehta, por të gjakosur. Nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit.

Çfarë duhet të bënte policia më 17 maj?!

Një ndër prioritet e mëdha që ndjek si ministër i Brendshëm është që të mundësojmë që ky shtet shqiptar mos të rrëzohet sa herë grupe të caktuara kanë një axhendë politike përmes dhunës.” 

Ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj, në protestat e 17 majit, më shumë se 40 qytetarë u dhunuan dhe shoqëruan nga policia. Në dhjetra video shikohet qartë dhuna e policisë ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarë protestues.

Avokati i Popullit, ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare dënuan dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Dhuna e ushtruar nga policia gjatë protestës së 17 majit
Protestuesi që mbante në dorën librin Idioti
Protestuesi që mbante në dorën librin Idioti të Fjodor Dostojevskit

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>