Policia ka nisur procedimin penal ndaj regjisorit Robert Budina dhe kreut të PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, pas organizimit të protestës në Durrës, në 22 maj.
Ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi më 22 maj në Durrës një tubim për të mbledhur firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
Robert Budina, bashkë me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e Nertian Liçajn, hetohen dhe në Tiranë për organizimin e protestës së 18 majit.