Kryeministri Rama ka njoftuar se brenda kësaj jave do të ngrihet një “autoritet i përkohshëm licensues i plazheve nga subjektet private.”
Asnjë nga kontratat ekzistuese nuk do të jetë e vlefshme dhe çdo kontratë e re që bashkitë do të lidhin do duhet të ketë miratimin paraprak të këtij autoriteti.
“Ndërkohë të gjitha të ardhurat do i shkojnë bashkive.” – tha Kryeministri Rama pasi theksoi se zaptimin e rërës me çadra e shezllonë do e ndëshkojë pa kompromis.
Plazhet do të hapen vetëm për hotelet nga data 1 qershor dhe nga 10 qershori për të gjithë.