25 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit – numri më i lartë i të infektuarve ditorë në 30 ditët e fundit.
24 prej pacientëve të rinj janë në Tiranë, ndërsa 1 në Durrës.
15 prej të infektuarve në Tiranë janë punonjës të një call-centeri, ku më 24 maj u zbulua punonjësi i parë i infektuar. ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik për të zbuluar përhapjen e Covid-19 për këtë vatër.
Ndërsa në Krujë, një vatër e nxehtë e Covid-19 javët e fundit, për të tretën ditë radhazi nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri. Në 24 orët e fundit u testuan 22 persona të dyshuar, por asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Aktualisht në Krujë ka vetëm 24 pacientë ende të sëmurë.
Mëngjesin e 26 majit, një 69 vjeçar nga Tirana humbi jetën, duke e çuar totalin e viktimave me Covid-19 në 33.
Me 33 viktima dhe 803 të shëruar, akutalisht në vend ka 193 të sëmurë aktivë me Covid-19.