21 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit – duke vazhduar trendin rritës të të infektuarve ditorë të ditëve të fundit.
Të gjithë pacientët e rinj janë në Tiranë. 13 prej tyre janë raste të zbuluara në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.
Ata janë kontakte të një infermiereje, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, mes të cilëve 1050 kanë qenë të infektuar.
Me 33 viktima dhe 812 të shëruar, në vend ka ende 205 të sëmurë aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.