Policia italiane ka arretuar 9 persona për trafik ndërkombëtar droge me Shqipërinë. Pesë persona janë në burg ndërsa katër të tjerë janë në arrest shtëpie.
Të arrestuarit janë me banim në Brindizi, Lecce dhe Bologna. Hetimet kanë nisur që në vitin 2017, kur policia italiane kapi rreth 4 ton marjuanë, 50 kile hashash, 1 kilogramë kokainë dhe 1 kilogramë heroinë, 6 anije dhe 3 makina.
Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që furnizohet me drogë nga Shqipëria dhe e shet në Itali.