Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të marrë në shqyrtim padinë e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, për mungesë legjitimiteti, duke u shprehur se një individ nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Prokurori Cani kishte bërë kërkesë në GJK për të gjykuar mbi kushtetueshmërisë e zgjedhjes së gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, me argumentin se ata ishin zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe kishin cënuar procesin e rregullt ligjor.
Por Gjykata vendosi të mos e marrë farë në konsideratë padinë duke argumentuar se vetëm Presidenti, Këshilli i Ministrave, një e pesta e deputetëve dhe Avokati i Popullit kanë të drejtën për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për kushtetueshmërinë e zgjedhjes së një funksionari publik.
Në lidhje me procesin e rregullt ligjor, GJK ka argumentuar se në rastin e anëtarëve të KPA-së, pra edhe te Hajdariot dhe Dacit, kemi të bëjmë me akte administrative individuale, kompetencën për shqyrtimin e të cilave e kanë gjykatat e zakonshme. adminsitrative.
Vendimi i GJK vjen disa ditë pasi Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra, Luan Dacin, me kërkesë të SPAK, që ka provuar fallsifikimin e dokumentave të aplikimit të tij në KPA.