Fundjavën e 30-31 majit qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm pa kufizime oraresh. E njëjta gjë do të lejohet dhe për bizneset që kanë nisur punën.
Kufizimet e vetme do të jenë:
- Ndalimi i qarkullimit me makinë ditën e dielë;
- Ndalimi i qytetarëve që jetojnë në zona të kuqe (Tiranë, Durrës, Krujë, Kurbin, Shkodër) të dalin nga qyteti.
Këtë fundjavë plazhi do të lejohet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare.
Kjo është fundjava e fundit ku lëvizja mes zonave të kuqe dhe të gjelbra do të jetë e kufizuar.
Nga e hëna, 1 qershor, vendi pothuaj do të hapet plotësisht, më përjashtim të disa llojeve të bizneseve dhe shërbimeve si transporti publik, pishinat, diskot, kinematë e teatrot.
Për më shumë lexoni këtu.