Wizz Air 15 linja të reja fluturimesh ekonomike nga Tirana

Nga Exit News
Wizz Air 15 linja të reja fluturimesh ekonomike nga Tirana

Kompania hungareze e fluturimeve, Wizz Air, njoftoi se do të hapë një bazë me tre avionë, në Shqipëri.

Wizz Air, një kompani hungareze, e cila përdor kryesisht aeroporte dytësore, ofron çmimet më të lira të fluturimeve për Evropën qëndrore dhe lindore.

Gjithsej do të jenë 15 fluturime direkte nga Tirana drejt Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Hungarisë, Francës, Hollandës dhe Çekisë.

Fluturimet do të nisin me 1 korrik.

“Ne shohim potencial për të stimuluar kërkesën për udhëtime me kosto të ulët dhe të kontribuojmë në rimëkëmbjen e turizmit në këto tregje. Në mënyrë që klientët dhe ekuipazhi ynë të fluturojnë në mënyrë të sigurt, me protokollin tonë të ri shëndetësor dhe të sigurisë, , ne jemi në gjendje të ofrojmë mundësi  të përballueshme udhëtimi në rrjetin tonë të gjerë, “tha drejtori ekzekutiv i Wizz Air Jozsef Varadi.

Kompania do të hapë baza dhe në Milano, Larnaca dhe Lviv në 1 korrik.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>