Hoti: Shpejt heqim ‘reciprocitetin’ dhe nisim dialogun me Serbinë

Hoti: Shpejt heqim ‘reciprocitetin’ dhe nisim dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të heqë shumë shpejt “të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë”.

Kjo nënkupton heqjen e masave të ‘reciprocitetit’ të vendosura nga qeveria Kurti.

Hoti tha për Zërin e Amerikës se dialogu nuk do të përfshijë diskutimin e ndryshimit të kufijve, por vetëm njohjen e ndërsjelltë.

Për kryeministrin e ri të Kosovës, masat e reciprocitetit mund të funksionojnë “vetëm nëse vendosen në dakordim me partnerët tanë ndërkombëtar”.

“T’i japim mundësi dialogut sepse kështu i kemi dakordimet me partnerët tanë ndërkombëtar. Nëse dialogu nuk është i suksesshëm, ne ruajmë të drejtën të vendosim masat reciproke karshi Serbisë.” – tha Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>