Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën që nuk ka fituar asgjë, sepse marrëveshja ka lënë në fuqi pothuajse të njëjtin kod zgjedhor.
“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum,si ta duan ata”, shkroi Rama në twitter.
Kryeministri theksoi me cinizëm se të paktën kjo marrëveshje ka bërë që opozita të hyjë në zgjedhje, dhe t’i japë fund revolucionit.
“Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, përfundoi Rama.