Sot në 6 qershor, në orën 18:00 dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar mund të shohin përgjigjet duke klikuar këtu dhe duke përdorur numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në momentin e aplikimit.
Këtë vit për shkak të pandemisë së Covid-19, Departamenti Amerikan i Shtetit shtyu afatin për dhënien e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, nga 5 maji në 6 qershor.
Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes lotarisë. Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të lotarisë amerikane.
Pjesa më e madhe shqiptarëve që emigrojnë në SHBA përzgjidhen përmes programit të lotarisë. Vitet e fundit numri i aplikantëve shqiptarë është rritur ndjeshëm.
Vetëm në vitin 2015, rreth 200 mijë shqiptarë ose rreth 7 për qind e popullsisë aplikuan në llotarinë amerikanë.
Nga viti 2006 deri në vitin 2018, 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar lotarinë amerikane, duke e renditur Shqipërinë në vend të katërt në botë për numrin e fituesve.