Amerika zvoglon numrin e ushtarëve në Gjermani

Nga Exit News
Amerika zvoglon numrin e ushtarëve në Gjermani

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar uljen e numrit të ushtarëve në Gjermani, shkruan Politico.eu. Qeveria amerikane nuk e konfirmon planin, i cili u raportua për herë të parë nga gazeta Wall Street, më 5 qershor.

Më 31 mars, në Gjermani kishte 34, 674 ushtarë amerikanë, ndër to 20, 774 ishin ushtarë të Ushtrisë dhe 12, 980 ushtarë të aviacioni ushtarak. Ndërsa, 19 mijë të tjerë ishin punonjës civil të cilët mbështesin forcat ushtarake amerikane në Gjermani. Sipas planit të SHBA-ve numri i ushtarëve nga 25 mijë do të ulet në 9700 ushtarë, rreth 30 per qind më pak. Ndërsa numri i punonjësve civilë do të përgjysmohet.

Në lidhje me këtë lajm, zëdhënësi i Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë për shtyp në lidhje me këtë lajm, as nuk e konfirmoi por as nuk e mohoi plani për uljen e numrit të ushtarëve në Gjermani.

Ndërsa, zëdhënësi i NATO-së  në një përgjigje të kërkesës së Politico.eu për koment,  u shpreh se ka pyetur SHBA-të, duke nënkuptuar se nuk ka dijeni për planin. Njësoj edhe Ministri i Brendshëm gjerman nuk pranoi të komentoi mbi këtë lajm.

Numri i madh i ushtarëve amerikanë në Gjermani ka qënë gjithmonë simbol i angazhimit të SHBA-ve për mbrojtjen e aleatëve evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>