Ardian Çapja, i plagosur mëngjesin e 8 qershorit, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Drejtori i Spitalit të Traumës në QSUT, Arben Zenelaj tha se Çapja është ende në sallën e operacionit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çapja u godit me snaiper në shpatull dhe të paktën një prej plumbave i ka kaluar tejpërtej. Pas atentatit, ai shkoi fillimisht në spitalin e Elbasanit por më pas u transportua në Tiranë.
Atentati ndaj Çapjas ishte i mirëorganizuar dhe i paramenduar.