Basha: Edi Rama largohet vetëm me votë

Nga Exit News
Basha: Edi Rama largohet vetëm me votë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vuri re sot krizën e thellë të bizneseve në Elbasan. Bizneset u ankuan se xhiro ka rënë këto tre vitet e fundit.

Zoti Basha tha se vetëm kur të çlirohet ekonomia, dhe lekët të mos përfundojnë në duart e pesë oligarkëve, do të rritet konsumi, dhe xhiro e bizneseve të vogla.

“Duhet ndryshuar gjithēka me themel, duhet nxituar konsumi, duhet rritur punësimi. Të bashkohemi të gjithë me votë do ta heqim”, – u shpreh Zoti Basha.

Në një kohë kur kriza është në kulmin e saj për shkak edhe të pandemisë, bashkia e Elbasanit u kërkon një më një taksat që nga qeveria u lajmëruan me bujë si të falura. “Na tha që nuk keni taksa, e mbas para një jave na e prunë ata të bashkisë letrën të të gjitha taksave”.

Kryetari i PD-së, gjithashtu tha se e vetmja mënyrë për të hequr kryeministrin Edi Rama është me votë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>