Presidenti ktheu ligjin për ‘Përmirësimin e zonave të biznesit’ sepse “shkel lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore.
Ligji krijon një organizatë fitimprurëse që nxit pronarët e njësive tregtare të japin kontribute private për zhvillimin e zonës, si dhe menaxhon këtë fond. Paratë do të përdoren për shërbime shtesë për bizneset në zonën përkatëse.
“Përmes këtij ligji, Bashkitë heqin dorë nga detyrimet e tyre të padelegueshme dhe ja japin një organizate jofitimprurëse. Këto kompetenca nuk janë vetëm e drejtë, por mbi të gjitha përgjegjësi e njësive të vetqeverisjes vendore. – argumenton Presidenti në dekret.
Presidenti mendon se ligji krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë.