Kompania Inditex, pronare e markës së rrobave Zara, do të mbyllë 1200 dyqane në të gjithë botën duke qënë se po rrisin shitjet online.
Kompania spanjolle ka edhe marka të tjera në pronësi si Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti.
Mbylljet do të jenë më shumë në Azi dhe në Evropë. Ndërsa 107 dyqanet e ndodhura në Britani nuk do të preken.
Kompania tha se nuk do ketë shkurtim të punonjësve, sepse do t’i përdorë për porositë dhe dërgesat online.
Numri total i dyqaneve do të variojë nga 6,700 deri në 6,900 nga 7,412 që janë sot.
Inditex, një nga kompanitë më të mëdha në botë për veshmbathjet, u godit rëndë nga pandemia. Shitjat e saj ranë me 44 për qind nga 1 shkurti deri me 30 prill.
Kompania raportoi humbje prej 400 milionë euro gjatë katër mujorit të parë. Gati një e katërta e dyqaneve u mbyllën deri më 8 qershor.
Por, sidoqoftë shitjet online u rritën me 50 përqind në krahasim me të njëjtên periudhë të 2019-ës, dhe 95 për qind në krahasim me prillin e 2019.