Të paktën 10 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Krujë dhe Shkodër.
Në Krujë të gjithë të infektuarit janë raste kontakti të pacientëve që janë infektuar në QSUT, në pavionet e hematologjisë dhe sëmundjeve të brendshme.
Në Shkodër, po ashtu, 4 pacientët e rinj janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar të infektuar të rinj dhe në Vlorë, Elbasan dhe rasti i parë i infektuar në Gjirokastër.
Në dy ditët e fundit janë rritur ndjeshëm numrat e të infektuarve të rinj, duke shënuar numrat më të lartë të të infektuarve ditorë: 36 dhe 42 pacientë.