Policia ka arrestuar dy persona në Gramsh të cilët transportonin shtetas irianë e palestinezë drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës.
Të arrestuarit kishin planifikuar që 4 iranianë dhe palestinezë, të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale nga Korça, t’i kalonin sërish në mënyrë të paligjshme në Mal të Zi, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin. Destinacioni final i tyre ishte një shtet i BE-së për të kërkuar azil.
Kohët e fundit, Shqipëria është përdorur si vend tranzit për emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.
Pak ditë më parë, policia arrestoi dhe një grup zyrtarësh të lartë të cilët kishin ndërtuar një skemë për dërgimin e emingratëve nga Lindja e Mesme drejt BE-së.