Shoqatat e Transportit Publik nuk do të fillojnë punën të hënën, 15 qershor, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.
Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesit e shoqatës shpjeguan se nëse në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve.
Funksionimi me 25 për qind e kapacitetit do të çonte në falimentin e kompanive të transportit.
Kushtet e vëna nga shoqatat e transportit janë:
- Transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por kompanitë të subvencionohen nga shteti;
- Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
- Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind;