Më shumë se gjysma e banorëve të Bergamos, Itali kanë antitrupa të Covid-19. Bergamo ishte një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi, në Itali. Rasti i parë u identifikua në shkurt 2020.
Analizat e gjakut të 9, 965 banorëve për periudhën 23 prill dhe 3 qershor, të kryera nga autoritetet shëndetësore, kanë treguar se 57 për qind e tyre kishin antitrupa, çka tregon se ata kanë pasur kontakt me virusin.
Kjo fushatë testimi u bë në kuadër të nismës kombëtare për indektifikimin e numrit të personave qe kanë antitrupa në të gjithë Italinë.
Autoritetet shëndetësore në Bergamo thanë se rezultatet u bazuan në një përzgjedhje të rastësishme, bazuar në numrin e personave të infektuar në qytet.
Ndërsa agjensia shëndetësore e Bergamos u njoftua se mostra përbëhej nga banorë të zonave më të goditura në Bergamo.
Studimi tregon se qyteti ka arritur “imunitetin e tufës”, e cila sipas ekspertëve arrihet kur infektohen rreth 60 deri në 65 për qind e popullsisë.
Imuniteti i Tufës mendohet se i jep njerëzve imunitet për të kaluar sa më lehtë virusin.
Megjithatë ekspertët nuk janë të sigurtë nëse pasja e antitrupave shmang një infektim të dytë nga Covid-19.
Qyteti i Bergamos ka raportuar 13, 609 të infektuar me koronavirus.
Javën e kaluar, Italia u hap plotësisht pas rreth 34 mijë të vdekur dhe 235 mijë raste të konfirmuara.
Rajoni i Lombardisë, i cili përfshin Bergamon ka regjistruar 16 mijë të vdekur nga Covid-19.
Botuar në gazetën britanike DailyMaili/Përshtatur nga Exit News.