Bizneset në Tiranë po vuajnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe e konsumit duke e çuar xhiron ditore në minimumin historik.
Kjo është situata që Lulzim Basha njofton pas takimeve me bizneset në Tiranë të cilave i premton ulje taksash.
“Për biznesin e vogël në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes.– shkruan Basha në Facebook.
Ai i premtoi qytetarëve investime për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që sjell punësim dhe rrite të të ardhurave të fuqisë blerëse.