BE i dhuron Shqipërisë ambulanca, ventilatorë dhe mjete të tjera

Nga Exit News
BE i dhuron Shqipërisë ambulanca, ventilatorë dhe mjete të tjera

BE i dhuroi qeverisë shqiptare 5 ambulanca të pajisura me mjete, 15 ventilatorë të lëvizshëm dhe më shumë se 100 njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus.

Kjo është pjesa e dytë e ndihmave të BE-së për spitalet e vendit në mbështetje të luftës kundër koronavirusit.

“Bashkimi Evropian është donatori më i madh në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri, me 50 milionë euro grante për mbështetje të sistemit shëndetësor dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe 180 milionë euro në kredi për asistencë makro financiare”, shkroi në Twitter, ambasadori i BE-së Soreca.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>