Policia: Mos pranoni tju sherbejë asnjë kamarier pa maskë dhe doreza

Nga Exit News
Policia: Mos pranoni tju sherbejë asnjë kamarier pa maskë dhe doreza

Policia lajmëron qytetarët të mos grumbullohen në mënyrë masive në ceremonitë festive dhe mortore, në lokale, në qendra tregtare, restorante.

Qytetarët nuk duhet të pranojnë të shërbehen nga kamarierë ose shitësa pa doreza dhe maska.Gjithashtu, ata duhet të shmangin grumbullimet masive në ambiente publike.

Policia do të kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë personat e vetëkarantinuar, të infektuar me Covid-19, dhe cilido që thyen karantinimin do të dënohet sipas ligjit.

Për kujtesë, vendi ndodhet në fazën e tretë të hapjes, ku ndalohen grumbullimet masive të më shumë se 100 personave në mjedise të caktuara, sidomos të mbyllura dhe ku duhet te ruhet distanca 2 metra.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>