Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për hapjen e një korridori ajror mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo do të shkurtojë fluturimet nga aeroporti “Adem jashari” në Prishtinë me 15 minuta, gjë që pritet të ndikojë në uljen e kostove të kompanive ajrore dhe rrjedhimisht uljen e çmimeve të biletave.
Ky korridor i hap rrugë edhe nisjes së fluturimeve direkte mes Kosovës dhe Shqipërisë.