Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se është i gatshëm të takojë presidentin Meta sa herë të jetë e nevojshme për integrimin europian të vendit.
Gjatë konferencës për prezantimin e kryenegociatorit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, Rama u shpreh:
“Integrimi nuk është muhabet, ka ura ndërveprimi si proces, dhe në këtë drejtim kemi qenë së bashku në tryezën e mëparshme, dhe unë do jem kudo ku kërkohet prezenca ime, dhe mendoj qe dhe presidenti do jetë.”
Ai shtoi se me presidentit nuk do të ulet vetëm nëse presidenti kërkon të bisedojë për ‘një datë zgjedhjesh mbi një kushtetutë imagjinare’.