Richard Grenell, i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi shpreson se takimi në Uashington mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit t’i sjellë Ballkanit Perëndimor qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik.
Sipas Ambasadës Amerikanë në Kosovë, Grenelli ka deklaruar:
“Shtetet e Bashkuara shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe që të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak.”
Takimi i dy delagacioneve në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë është lajmëruar po nga Grenelli, disa ditë më parë.
Presidenti serb Vuçiç ka deklarur disa herë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se Serbia e Kosova do të përqëndrojnë dialogun tek çështjet ekonomike.