Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një armëpushim global të plotë dhe gjithëpërfshirës.
Në fjalim të të mbajtur si kryesuesi i OSBE, Rama u shpreh:
“Po ju bëj jehonë urgjente për një armëpushim global.Armëpushim i plotë dhe gjithpërfshirës. Duhet t’i japim fund viktimave dhe t’i japim drejtim për një zgjidhje të qëndrueshme.”
Rama tha se është koha për të lënë mënjanë armiqësitë, dhe palët përgjegjëse të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
“Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet. Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që jemi qënie njerëzore. Duhet të ngrihen mbi praktikat e palëve të kontaktit. Iu bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë.”