Së shpejti testimet për koronavirusin do të mund të bëhen dhe në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi të mërkurën se deri më tani fluksi i lartë të i analizave po përballohet nga vetë shteti te laboratori i ISHP-së, ndërsa po shtohen kapacitetet për të bërë analizën edhe në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT.
Zonja Rakacolli deklaroi:
“Në këtë moment po vazhdojmë t’i përballojmë në shtet, po shtojmë kapacitetet edhe te QSUT-ja për të bërë analizën e PCR edhe në këtë laborator, për momentin jemi aty ku kemi qenë.”