Mbetjet e Bashkisë së Durrësit për 6 muaj do të depozitohen në Landfillin e Sharrës, në Tiranë. Ndërkohë, Bashkia do të vlerësojë hapjen e një landfilli në Durrës ose do të depozitohen sërish në Sharrë, u shpreh Kryebashkiakja e Durrësit Emirjona Sako.
Të gjitha kostot shtesë do të mbulohen nga Bashkia.
Vendimi u mor disa ditë pasi qyteti i Durrësit u mbulua nga mbetjet dhe qytetarët e Manzës nuk pranuan që mbetjet e Durrësit të digjeshin në vendgrumbullimin e qytetit.
Problemi me mbetjet u krijua pas mbylljes së vend depozitimit të Porto Romanos, një prej 4 vend depozitimeve të mbetjeve në Durrës. Porto Romano u mbyll me vendim të qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit për tu kthyer në një park industrial.