Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të diskutuar me opozitën parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë marrëveshjen për Kodin dhe as nuk i duan listat e mbyllura. Hapja e listave për ne nuk është aspak tabu. Prandaj ne do të ulemi me opozitën parlamentare për të diskutuar mbi këtë cështje”, tha Balla gjatë një takimi në Tiranë me Këshillin Koordinativ të PS.