Për 14 ditë Polica ka shpërndarë me dhunë dy protesta të ligjshme në Tiranë dhe nisur hetimin për 21 persona. Më 28 qershor policia njoftoi nisjen e hetimit për 6 persona në Krujë, pas një protestë në Bashkinë Krujë. Ndërsa më 24 qershor, Policia shpërndau me forcë dy protesta në Tiranë dhe ndoqi penalisht 17 persona.
Policia i justifikon veprimet e saj bazuar në vendimin e Kryeministri Rama, i cili më 16 qershor ndaloi grumbullimeve publike dhe paralajmëroi se “do të penalizohen nga policia kudo qoftë e kushdo qoftë”.
Policia e Tiranës nisi hetimet për 17 qytetarë, të cilët morën pjesë në 24 qershor në dy protesta: një për transportin publik dhe një për HEC-et. Policët, mes të cilëve dhe shumë veshur civil, kanë marrë zvarrë protestuesit, si tregohet në videon e shpërndarë nga Organizata Politike, pavarësisht se protestuesit i shpjeguan policëve se kanë njoftuar për organizimin e protestës.