Gjykata vendosi arrest me burg për Ilir Xhepajn, bashkëpunëtorin e Eduart Lamajt për vrasjen e dyfishtë të datës 30 maj në Laç.
Ilir Xhepaj u arrestua ditën e djeshme në Astir. Xhepaj u shpall në kërkim prej 15 majit për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.
Emri i Xhepajt doli nga dëshmia e Eduart Lamaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Laç.
Në mbrëmjen e 30 majit, Eduart Lamaj qëlloi me armë drejt dy personave, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ku të dy humbën jetën.